Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Përdorimi I Synuar - Makita DCJ205 Betriebsanleitung

Akku-thermojacke
Vorschau ausblenden Andere Handbücher für DCJ205:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 20
Mos e shtrydhni.
Mos e hekurosni.
Mos përdorni pastrim kimik.
Të mos përdoret nga fëmijët shumë të
vegjël
(0-3 vjeç).
Mos fusni karfica.
Thajeni në tharëse rrobash me rrotullim me
nxehtësi të ulët.
Thajeni duke e varur në tel.
Pajisje e klasit III.
Vetëm për vendet e BE-së
Ni-MH
Li-ion
Mos i hidhni pajisjet elektrike ose paketën
e baterisë së bashku me mbeturinat e
shtëpisë! Në përputhje me Direktivën
Evropiane për mbetjet nga pajisjet
elektrike dhe elektronike, për bateritë dhe
akumulatorët dhe mbetjet nga bateritë dhe
akumulatorët dhe implementimin e tyre
në përputhje me legjislacionin kombëtar,
pajisjet elektrike, bateritë dhe paketën(at)
e baterisë që kanë arritur fundin e
jetëgjatësisë së tyre duhet të mblidhen
veçmas dhe të dorëzohen në një objekt
riciklimi që nuk dëmton mjedisin.
Përdorimi i synuar
Xhaketa ose jeleku me ngrohje janë prodhuar për
ngrohjen e trupit në mjedise të ftohta.
PARALAJMËRIME
SIGURIE
PARALAJMËRIM:
paralajmërimet dhe udhëzimet për sigurinë.
Mosndjekja e paralajmërimeve dhe udhëzimeve
mund të rezultojë në goditje elektrike, zjarr dhe/ose
lëndim serioz.
Ruajini të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet për të ardhmen.
Termi "xhaketë" në paralajmërime dhe masat e kujdesit
i referohet xhaketës ose jelekut.
Paralajmërime të përgjithshme mbi sigurinë
Fëmijët, personat me aftësi të kufizuara,
ose personat me mungesë ndjeshmërie
ndaj nxehtësisë, për shembull, personat me
qarkullim të dobët të gjakut, nuk duhet ta
përdorin xhaketën.
Lexoni të gjitha
Mos e përdorni xhaketën përveç qëllimit për të
cilin është prodhuar.
Asnjëherë mos e përdorni xhaketën kur pjesa
e brendshme është e lagur.
Mos e vishni xhaketën mbi lëkurë të zhveshur.
Nëse ndieni diçka të pazakontë, fikeni
xhaketën dhe hiqni menjëherë mbajtësin e
baterisë.
Mos lejoni që kablloja e energjisë të pickohet.
Kablloja e dëmtuar mund të shkaktojë goditje
elektrike.
Nëse gjendet ndonjë anomali, kontaktoni me
qendrën lokale të shërbimit për riparim.
Mos përdorni karfica ose gjëra të ngjashme.
Instalimet elektrike brenda mund të dëmtohen.
Ruani etiketat e mirëmbajtjes dhe pllakëzën
udhëzuese. Nëse ato bëhen të palexueshme
ose mungojnë, kontaktoni me qendrën tonë
lokale të shërbimit për riparim.
Zgjidhni cilësime të përshtatshme temperature
në përputhje me mjedisin e përdorimit për
përdorim të vazhdueshëm.
Kutia e baterisë, mbajtësja e baterisë dhe
konektorët nuk duhet të lejohen të lagen gjatë
larjes dhe tharjes.
Pajisja nuk duhet të përdoret nga fëmijët
e vegjël në rast se kontrollet nuk janë
paravendosur nga prindi ose kujdestari, ose
nëse fëmija nuk është udhëzuar mjaftueshëm
rreth mënyrës së përdorimit të sigurt të
kontrolleve.
Kini kujdes të mos prekni të njëjtën pjesë të
lëkurës me pjesën e ngrohjes për një kohë
të gjatë. Nëse pjesa e ngrohjes prek të njëjtën
pjesë të lëkurës për një kohë të gjatë, ekziston
mundësia e djegies në temperaturë të ulët edhe
me temperaturë relativisht të ulët (40 deri 60 °C).
Ndaloni përdorimin e xhaketës kur e ndieni se
është e nxehtë.
Asnjëherë mos e përdorni xhaketën kur jeni
duke fjetur.
Për të shmangur mundësinë e goditjes nga
i nxehti, shkëputni veshjen kur hyni në një
mjedis me temperaturë relativisht të lartë.
Kontrolloni me kujdes shenjën
e brendshme të veshjes. Mos fusni karfica në
veshje nga pjesët e brendshme ose të jashtme.
Hiqni bateritë nga xhaketa përpara karikimit.
Hiqni nga xhaketa bateritë që nuk bëjnë dhe
eliminojini në mënyrë të sigurt.
Përpara se ta magazinoni xhaketën për një
periudhë të gjatë, hiqni bateritë.
Mos krijoni qark të shkurtër të poleve të
baterisë.
Larja
Kur lani xhaketën, ndiqni udhëzimet në
etiketën e kujdesit në xhaketë.
Përpara se të pastroni xhaketën, hiqni
mbajtësen e baterisë dhe kutinë e baterisë
dhe më pas vendoseni kabllon e energjisë në
xhepin e baterisë dhe mbyllni zinxhirin.
163 ALBANIAN
në pjesën

Quicklinks ausblenden:

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Diese Anleitung auch für:

Cj105dDcv202Cv102dCj106dDcj206

Inhaltsverzeichnis