INSTALIMI
Instalimi ose heqja e kutisë së
baterisë
KUJDES:
Fikeni gjithmonë pajisjen përpara
se të instaloni ose të hiqni kutinë e baterisë.
KUJDES:
Mbajeni fort mbajtësin e baterisë
dhe kutinë e baterisë kur montoni ose hiqni
kutinë e baterisë. Mosmbajtja fort e mbajtësit të
baterisë dhe e kutisë së baterisë mund të bëjë që
t'ju rrëshqasin nga duart dhe të shkaktojë dëmtim të
mbajtësit të baterisë dhe të kutisë së baterisë dhe/
ose lëndim personal.
► Fig.5: 1. Treguesi i kuq 2. Butoni 3. Kutia e baterisë
4. Mbajtësi i baterisë (aksesor opsional)
Për të vendosur kutinë e baterisë, bashkërenditni
gjuhëzën e kutisë së baterisë me kanalin e folesë dhe
rrëshqiteni për ta futur. Futeni deri në fund kutinë e
baterisë, derisa të bllokohet në vend me një kërcitje të
vogël. Nëse shikoni treguesin e kuq në anën e sipërme
të butonit, ajo nuk është e bllokuar plotësisht.
Për të hequr kutinë e baterisë, rrëshqiteni atë nga
mbajtësi i baterisë ndërsa shtypni butonin në pjesën e
përparme të kutisë së baterisë.
KUJDES:
Vendoseni gjithnjë plotësisht
kutinë e baterisë derisa treguesi i kuq të mos
duket. Në të kundërt, kutia e baterisë mund të bjerë
aksidentalisht nga mbajtësi i baterisë duke ju lënduar
juve ose personat përreth jush.
KUJDES:
Mos e vendosni me forcë kutinë e
baterisë. Nëse kutia e baterisë nuk hyn lehtë, nuk po
e futni siç duhet.
Xhepi i baterisë
Mbajtësi i baterisë (me kutinë e baterisë) mund të ruhet
në xhepin e baterisë. Lidhni fishën e kabllos së energjisë
të nxjerrë jashtë nga xhepi i baterisë me spinën e
kabllos së përshtatësit. Më pas futeni mbajtësen e
baterisë në xhepin e baterisë dhe mbyllni zinxhirin.
► Fig.6: 1. Kablloja e energjisë 2. Fisha 3. Kablloja e
përshtatësit 4. Xhepi i baterisë
Kapësja e rripit në mbajtësen e baterisë mund të
shkëputet duke hequr vidat.
► Fig.7: 1. Vida 2. Kapësja e rripit
Vendosja e mbajtësit të baterisë
Mund ta varni mbajtësin e baterisë në rripin e mesit.
Për të parandaluar që mbajtësi i baterisë të bjerë pa
dashje, lidhni një rrip duke përdorur vrimën e rripit dhe
sigurojeni atë.
1.
Nxirreni kabllon e energjisë jashtë nga vrima e
sipërme në xhepin e baterisë dhe futeni fishën përmes
vrimës së poshtme në xhepin e baterisë dhe tërhiqeni
përmes saj në brendësi të xhaketës ose jelekut.
► Fig.8: 1. Kablloja e energjisë 2. Vrima e sipërme
3. Xhepi i baterisë 4. Fisha 5. Vrima e
poshtme
2.
Lidhni kapësen e rripit të mbajtësit të baterisë
me rripin tuaj të mesit. Lidhni fishën e kabllos së
përshtatësit me mbajtësin e baterisë dhe lidheni spinën
e kabllos së përshtatësit me fishën e kabllos elektrike.
► Fig.9: 1. Kapësja e rripit 2. Mbajtësi i baterisë
3. Rripi i mesit 4. Kablloja e përshtatësit
5. Kablloja e energjisë
Mbajtësi i baterisë ka një funksion kundër rënies.
Kur hiqni mbajtësin e baterisë nga rripi, tërhiqeni
lart mbajtësin e baterisë ndërsa shtypni butonin e
zhbllokimit.
► Fig.10: 1. Butoni i zhbllokimit
PËRSHKRIMI I PUNËS
Butoni i energjisë
Për ta ndezur xhaketën ose jelekun, lidhini të gjitha
kabllot, shtypni butonin e energjisë në mbajtësin
e baterisë dhe pastaj shtypni dhe mbani butonin e
energjisë në xhaketë ose jelek për pak sekonda. Për ta
fikur, shtypni dhe mbani butonin e energjisë së xhaketës
ose të jelekut.
SHËNIM: Treguesi i nivelit të energjisë në mbajtësin
e baterisë nuk përdoret me xhaketën apo jelekun.
Ndizet vetëm treguesi i nivelit 4 të energjisë kur
përdoret xhaketa apo jeleku.
► Fig.11: 1. Treguesi i nivelit të fuqisë
SHËNIM: Mbajtësi i baterisë fiket automatikisht rreth
1 orë pasi fiket xhaketa apo jeleku.
Rregullimi i temperaturës
KUJDES:
Për përdorim të vazhdueshëm,
vendoseni cilësimin e baterisë në "të ulët" (blu).
Nëse xhaketa ose jeleku mbinxehen, xhaketa ose
jeleku mund të shkaktojnë keqfunksionim dhe të
shkaktojnë lëndim.
Ka tre cilësime temperature (e lartë, mesatare, e ulët).
Kur ndizni xhaketën ose jelekun, temperatura është
e vendosur në "e lartë". Sa herë që shtypni butonin e
energjisë, cilësimi i temperaturës shfaqet si në figurë.
Ngjyra e butonit të energjisë shfaq cilësimin aktual.
► Fig.12: 1. E kuqe: "e lartë" 2. E bardhë: "mesatare"
3. Blu: "e ulët"
189 SHQIP