232
Shqip
4 Hiqni kapakun fundor nga doreza e furçës së
dhëmbëve. Nëse kapaku fundor nuk shkëputet
lehtësisht nga foleja, përsërisni hapin 3 derisa ai të
shkëputet.
5 Shtyni boshtin për poshtë mbi një sipërfaqe të
fortë duke e mbajtur dorezën përmbys. Nëse
pjesët e brendshme nuk shkëputen lehtësisht nga
foleja, përsërisni hapin 3 derisa ato të shkëputen.
6 Futni kaçavidën midis baterisë dhe skeletit të
bardhë në pjesën e poshtme të komponentëve të
brendshëm. Më pas, shkëputni kaçavidën nga
bateria për të thyer pjesën e poshtme të skeletit të
bardhë.
7 Futni kaçavidën midis pjesës së poshtme të
baterisë dhe skeletit të bardhë për të thyer
gjuhëzën metalike që lidh baterinë me qarkun
elektrik. Kjo do të shkëpusë pjesën e fundore të
baterisë nga skeleti.
8 Kapni baterinë dhe shkëputeni nga pjesët e
brendshme për të thyer gjuhëzën e dytë metalike
të baterisë.
Kujdes: Ruhuni nga skajet e mprehta të gjuhëzave
të baterisë për të mos lënduar gishtat.
9 Mbuloni me shirit ngjitës kontaktet e baterisë për
të shmangur qarqet e shkurtra elektrike nga
ngarkesa e mbetur e baterisë. Tani bateria e
karikueshme mund të riciklohet dhe pjesa e
mbetur e produktit mund të asgjësohet në
mënyrën e duhur.