Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Udhëzimet E Përdorimit; Përdorimi I Pajisjes - Bosch TR7000 Gebrauchsanleitung

Vorschau ausblenden Andere Handbücher für TR7000:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 1
Siguria e pajisjeve elektrike për përdorim shtëpiak
dhe qëllime të ngjashme
Kërkesat e mëposhtme zbatohen në përputhje me EN
60335-2-35 me qëllim që të parandalohen rreziqet
nga ndodhja kur përdoren pajisjet elektrike:
"Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijët e moshës 3
vjeç e më të vjetër, si dhe nga njerëz me aftësi të
kufizuara fizike, shqisore ose mendore ose mungesa e
përvojës dhe njohurive, nëse ato mbikëqyren dhe u
është dhënë udhëzime për përdorimin e sigurt të
pajisjes dhe të kuptojnë rreziqet që rezultojnë. Fëmijët
nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe
mirëmbajtja e përdoruesve nuk duhet të kryhen nga
fëmijët pa mbikëqyrje. "
"Nëse kablloja e energjisë është dëmtuar, duhet të
zëvendësohet nga prodhuesi, departamenti i
shërbimit të klientit apo një person i kualifikuar në
mënyrë të ngjashme, në mënyrë që rreziqet të
shmangen".
2
Udhëzimet e përdorimit
2.1
Njohja me pajisjen tuaj
Kjo pajisje është një bojler nën presion me qarkullim të vazhdueshëm
dhe me rregullim elektronik për furnizimin e decentralizuar me ujë të
ngrohtë.
Bojleri elektronik me qarkullim të vazhdueshëm e ngroh ujin ndërsa ai
kalon përmes pajisjes. Me ujë të ngrohtë mund të furnizohen një ose më
shumë rubinetë.
2.1.1
Elementet e funksionimit dhe ekranet
1 Ekrani
2 Çelësi rrotullues i përzgjedhjes
2.2
Përdorimi i pajisjes
2.2.1
Ndezja dhe fikja e pajisjes
Bojleri me qarkullim të vazhdueshëm ndizet dhe ngroh ujin kur hapet
rubineti nga uji i ngrohtë. Ai fiket sërish nëse mbyllet rubineti.
6 720 876 024 (2020/08)
2.2.2
Vendosja e temperaturës së ujit
• Rrotulloni çelësin rrotullues përzgjedhës.
Çdo temperaturë e dëshiruar mund të vendoset mes 30 °C deri 60 °C
në shkallëzime prej 0,5 °C.
Ekrani shfaq temperaturën e zgjedhur.
Shënim: Temperatura e afishuar është temperatura e ujit brenda
pajisjes. Temperatura e ujit që del nga rubineti mund të variojë nga kjo
për shkak të humbjeve të nxehtësisë në tubacione.
2.2.3
Mesazhi i gabimit në ekran
Nëse në ekran shfaqet një mesazh gabimi "E.." ose pulson një dritë LED,
shikoni kapitullin "Ka ndodhur një avari, çfarë duhet të bëj?"
2.2.4
Ngrohja me panel diellor
Pajisja mund të përdoret me ujë të ftohtë ose të ngrohur paraprakisht
(p.sh. nga një njësi me energji diellore).
KUJDES:
Kujdes!
Rrezik përvëlimi!
▶ Nëse temperatura e daljes së ujit që del nga rubineti është më e lartë
se temperatura e vendosur, atëherë kjo ndodh sepse temperatura e
ujit të furnizuar nga sistemi shtëpiak është tepër e nxehtë, p.sh.
sepse ngrohet nga një njësi me energji diellore.
• Mishelatori termostatik në furnizimin e shtëpisë duhet të vendoset
përkatësisht në temperatura më të ulëta.
2.2.5
Ndezja pas ndërprerjes së rrymës
• Hapni rubinetin e ujit nga e ngrohta plotësisht dhe lejoni që uji të
rrjedhë derisa të jetë i ngrohtë.
2.2.6
Përdorimi i pajisjes pas mbylljes së furnizimit me ujë
• Fikni pajisjen (zhvidhosni siguresën në kutinë e siguresave).
• Hapni rubinetin e ujit të ngrohtë dhe mbajeni të hapur derisa ajri të
ketë dalë krejtësisht jashtë nga tubi i ujit.
• Ndizeni përsëri siguresën.
• Hapeni plotësisht rubinetin e ujit të ngrohtë dhe lëreni ujin të rrjedhë
për të paktën një minutë.
Vetëm atëherë (për arsye sigurie) pajisja do të fillojë të ngrohet.
Pajisja tani është gati për përdorim.
2.2.7
Kursimi i energjisë
• Vendosni temperaturën e dëshiruar të ujit direkt në pajisje.
Shënim: Miksimi me ujë të ftohtë në rubinet/dalje konsumon pa qenë
nevoja ujë dhe energji.
Kjo përshpejton gjithashtu edhe kalcifikimin (çmërsin) e pajisjes.
Prandaj, gjithmonë vendoseni temperaturën e dëshiruar direkt në
bojlerin me qarkullim të vazhdueshëm.
2.2.8
Përdorimi gjatë dimrit
Shënim: Gjatë dimrit mund të ndodhë që temperatura e ujit të ulet dhe
nuk arrihet më temperatura e dëshiruar e ujit në dalje.
• Ulni qarkullimin e ujit në rubineta derisa të arrihet temperatura e
dëshiruar e ujit.
Udhëzimet e përdorimit
33

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis